Humori anti-euro në Itali – Partitë opozitare propozojnë alternativat e daljes nga valuta
Partitë kryesore të opozitës në Itali, po tërheqin propozimet për të dalë nga euro me një plan më pak radikal si vendosja mënjanë nëpërmjet një valutë të re, që sipas tyre mund të nxisë rritjen ekonomike dhe punësimin.
Megjithatë, nëse ndonjë nga skemat e tyre adaptohet me sukses, këto mund të bindin italianët se ekonomia mund të funksionojë pa euron, duke sjellë daljen e mëvonshme nga blloku i valutës së përbashkët. “Kjo gjë mund të kryhet, teknikisht dhe politikisht është mëse e mundur”, tha Roberto Perotti, profesor ekonomie në Universitetin Bokoni të Milanos.
Tre nga katër partitë kryesore të Italisë, “Lëvizja 5-yjet”, “Liga e Veriut” dhe parita e Berlusconit “Forza Italia”, propozojnë prezantimin e një valute paralele pas zgjedhjeve në vitin që vjen.
Ata janë pozicionuar në propozimet për ekzistencën e dy valutave, si një mënyrë për të arritur humorin anti-euro në publikun italian, duke shmangur kështu trazirat e mëdha që mund të shkaktojë dalja prej euros.
Sondazhet tregojnë për një parlament, ku mund të fitohet një mazhorancë prej numrit të vendeve, por që nuk do të mund të formohet një Qeveri për shkak të ndarjeve në çështje të tjera.
Disa ligjbërës të “Ligës së Veriut” dhe “Lëvizjes 5-yjet”, thonë se objektivi primar i tyre është që të bindin Brukselin dhe partnerët e Italisë për të ndryshuar rregullat fiskale në Europë, në mënyrë që të lejohet për të shpenzuar më shumë dhe ulur taksat.
Ekzistenca e një valute paralele, që është kundërshtuar nga Komisioni Europian, sipas tyre, mund t’i ndihmojë me këto objektiva.
Megjithatë, shumë prej mbështetësve të kësaj skeme janë anti-euro dhe e pranojnë se një nga synimet e kësaj është përgatitja e terrenit për të dalë nga valuta.
Italianët e kanë mbështetur shumë valutën e përbashkët kur u prezantua në vitin 1999, megjithatë që prej atëherë, Italia ka pasur ekonominë me rritjen më të ngadaltë në Eurozonë dhe shumë fajësojnë euron për rënien e standardeve të jetesës dhe papunësisë së lartë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.