‘Iku vapa me gushtin’?! – SHMU informon për motin gjatë kësaj jave
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se pas një vere të nxehtë po mbërrijmë kështu drejt vjeshtës meteorologjike e cila do të nisë këtë javë por kjo nuk do të thotë që ditëve buzë detit i erdhi fundi, gjë të cilën e dëshmojnë temperaturat e pritshme si më poshtë:
Sipas njoftimit gjatë kësaj jave do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira hera herës në zhvillim. Reshjet e shiut, të cilat do të prekin zonat veriore e qendrore me intensitet të ulët do ti lenë vendin motit të kthjellët.
SHMU njofton se era, do të fryjë nga juglindja e më së shumti nga veriperëndimi e lehtë në tokë e përgjatë bregdetit mesatare ndërsa gjatë ditës së premte era do të jetë e fortë në brigjet e Jonit, çka do të sjellë rritje të dallgëzimit në forcën 4 dhe 5 ballë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.