“Impuls i ri” në Policinë e Shtetit, lëvizin 14 drejtues! Emrat
Policia e Shtetit ka njoftuar lëvizje të reja në radhët e saj.
“Me qëllim dhënien e një impulsi të ri punës së Policisë në parandalimin dhe goditjen e krimit, si dhe me qëllim promovimin e punonjësve të shpallur fitues në procesin e ngritjes në gradë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur një sërë ndryshimesh në radhët e Shefave të Komisariateve në rrethe” njofton Policia.
Konkretisht:
-Kryekomisar Edmond Meshini deri tani Shef i Seksionit të Patrullës se Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr 1 Tiranë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit Nr.3 Tiranë
-Kryekomisar Arben Kalaja deri tani Shef i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Vorë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës;
-Kryekomisar Vullnet Silaj deri tani Shef njësie në Repartin Special “RESI” Tiranë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh;
-Komisar Alfred Maksuti deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh transferohet dhe emërohet Shef i Seksionit të Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Pogradec;
-Kryekomisar Aldi Mema deri tani Shef i Seksionit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Shijak transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Mat;
-Kryekomisar Henerigert Mitri deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Fier;
-Komisar Ermal Lilaj deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Peqin;
-Komisar Bilal Semanaj deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Peqin transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik;
-Komisar Gazmend Demrozi deri tani Shef Seksioni për Shërbimet Policore ne DVP Berat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër;
-Kryekomisar Alfred Cenaj deri tani Shef i Sektorit të Komandës dhe Kontrollit në DVP Durrës transferohet dhe emërohet Shef ë Komisariatit të Policisë Mirditë;
-Kryekomisar Medin Hasani deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar;
-Kryekomisar Sokrat Gode deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kuçovë;
-Kryekomisar Elidon Çela deri tani Specialist në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë;
-Kryekomisar Petrit Gjokaza deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.