Incidenti në rrjetin e furnizimit – OST: Dyshime se linja në Tiranë u qëllua me armë, nisin hetimet
OST ka kryer denoncim në polici për të zbardhur shkakun e dëmtimit të linjës së furnizimit që la pa drita disa zona të Tiranës gjatë mbrëmjes së Vitit të Ri. Gjetja e një gëzhoje në vend ka sjellë dyshime se linja e nënstacionit të Uzinës së traktorëve është qëlluar me armë zjarri.
Linja e dëmtuar u riparua brenda pak minutash dhe më pas furnizimi me energji i kryeqytetit vijoi normalisht.
Për të pare nga afër situatën dhe udhëzuar strukturat e posaçme, Administratori i OSHEE, Adrian Çela zhvilloi një inspektim ne dispecerinë rajonale te Drejtorisë OSHEE Tiranë.
Gjate 24 orëve të fundit dhe në vijim OSHEE është vendosur plotësisht në gatishmëri, me 1800 punonjës në të gjithë vendin!
L.R./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.