Indeksi ESG/ Rendit Amerikën mes Kilit dhe Shqipërisë!
ESGI, është indeksi që vlerëson rreziqet mjedisore, sociale dhe të qeverisjes nga një komb, në të gjithë botën. Numri botuar kohët e fundit nga Global Risk Profile (GRP), me bazë në Zvicër, rendit Amerikën të 44-ën për vitin 2019, një shkallë pas Kilit (43) dhe një shkallë përpara Shqipërisë (45).
GRP specializuar në shërbime të lidhura me menaxhimin e rrezikut të palëve të treta, përdor 45 variabla për të matur rreziqet në 177 vende, në lidhje me mjedisin, të drejtat e njeriut si dhe shëndetin e sigurinë. Pastaj ajo i rendit vendet midis 0-100, ku 0 paraqet rrezikun më të ulët dhe 100 më të lartë.
Renditja modeste e Amerikës vjen në një kohë kur ekonomia amerikane po lulëzon. Dhe duhet të jetë një shqetësim i madh për çdo amerikan, përfshirë investitorët e Wall Street të fiksuar në ecurinë e afatshkurtër të korporatave dhe lëvizjet e Rezervës Federale. Linku për listën e plote këtu!(Forbes)
E.S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.