Infektohet me COVID-19 Ministrja e Financave Anila Denaj
Ministrja e Financave ka njoftuar mëngjesin e sotëm se pas testimit për COVID 19, ka rezultuar pozitive.
“Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes,” bën me dije Denaj.
“Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë!”, ka shkruar Ministrja në faqen e saj zyrtare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.