Inflacioni i Eurozonës arrin një tjetër nivel rekord pasi lufta Rusi-Ukrainë rrit çmimet e energjisë!
Kostoja e jetesës shënoi një tjetër rekord në eurozonë muajin e kaluar, duke ngritur pyetje të mëtejshme se si Banka Qendrore Europiane mund të stabilizojë çmimet e konsumit në rritje kaq të shpejtë.
Inflacioni total arriti në 7.5% për muajin mars me bazë vjetore, sipas të dhënave paraprake nga zyra e statistikave europiane Eurostat të publikuara të premten.
Numrat vijnë në një kohë kur pushtimi rus i Ukrainës ka sjellë pasiguri të përtërirë ekonomike, me disa ekonomistë që pyesin nëse zona e euros do të hyjë në recesion në vitin 2022 – diçka që zyrtarët europianë deri më tani kanë refuzuar ta thonë.
Kryeministri i Italisë Mario Draghi, për shembull, tha javën e kaluar se do të ketë dëme ekonomike nga pushtimi i Ukrainës, por jo një recesion.
Eurozona ka marrë masa të paprecedentë për të ndëshkuar Rusinë për vendimin e saj për të pushtuar Ukrainën – si bllokimi i shitjes së mallrave luksoze – dhe këto sanksione kanë pasoja në vetë ekonominë e zonës euro.
Përveç kësaj, ka edhe efekte të tjera anësore nga lufta, veçanërisht çmimet më të larta të energjisë – të cilat po rrisin inflacionin në të gjithë bllokun. CNBC
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.