Inovacioni, të fundit në Europë – Indeksi global, Shqipëria mes vendeve të botës së tretë
Shqipëria është e 93-ta në botë ndër 127 vende në indeksin global të inovacionit 2017. Sa i përket inovacionit, Shqipëria është jo vetëm e fundit në rajon, por edhe e fundit në Europë dhe radhitet mes vendeve afrikane.
Inovacioni është një ndër elementët kyç të ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të një vendi.
Ky është edicioni i dhjetë i publikimit të një raporti të tillë. Madje, një vit më parë, vendi ynë renditej në vendin e 92-të më botë.
Sa i përket vendeve të tjera të rajonit, Maqedonia renditet e 61-ta, Serbia e 62-ta dhe Bosnje Hercegovina e 86-ta. Në raport nënvizohet fakti se, Serbia dhe Bosnje Hercegovina janë të vetmet ekonomi në përmirësim.
Indeksi i përgjithshëm bazohet mbi 7 shtylla, ku secila prej tyre përllogaritet mbi bazën e disa nën-indikatorëve të tjerë. Ndër këto 7 shtylla, performancën më të keqe e regjistron ajo e dijes dhe prodhimit teknologjik, që e rendit Shqipërinë të 118-tën në botë ndër 127 vende.
Ndër nën-indikatorët, performancën më të dobët e regjistron ai i normës së eficencës së inovacionit, ku Shqipëria është e 122-ta në botë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.