Investimet në kanalet kulluese/Gati ndërhyrja në Lezhë, Çuçi: Duhen projekte për zonat që përmbyten
Me një investim prej 5.5 milion lekësh, po shkon drej përfundimit ndërhyrja në kanalin kryesor kullues në Zejmen të Lezhës, duke mundësuar kullimin e 1300 ha tokë. Punimet kanë nisur në muajin mars të këtij viti, ndërsa u inspektuar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, i cili theksoi nevojën e hartimit të projekteve për ndërhyrje në zonat që preken nga përmbytjet.
“Përveç kësaj duhet të kemi edhe një plan të qartë, që çfarë kemi zona emergjente në rast përmbytjesh të kemi projektet gati dhe të vëmë në dispozicion një fond që kemi për emergjencat. Kjo me qëllim që të mos kemi më përmbytje siç kemi pas më parë”, tha ministri Çuçi.
Nga punimet rehabilituese në kanalin kullues të Zejmenit, me gjatësi rreth 9.2 Km janë nxjerrë mbi 5 mijë metër kub dhera. Së shpejti do të ketë ndërhyrje edhe në zonat problematike të shtratit të lumit Drin, duke përfshirë edhe zonën e qytetit të Lezhës.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.