Investimet në qarkun e Elbasanit – Rama: Përmirësimi i kushteve të spitalit dhe më shumë siguri
Kryeministri, Edi Rama, është ndalur në qytetin e Elbasanit në kuadër të turit “Bashkia që Duam”, ku ka folur mbi investimet që do të bëhen në këtë qark. Rama premtoi se hapi i radhës do të jetë përmirësimi i kushteve në Spitalin e Elbasanit teksa u ndal edhe te situata e rendit dhe sigurisë ku garantoi më shumë kontroll.
Pas dëgjesës me qytetarët mbi problematikat e zgjidhura, nëpërmjet portalit “Shqipëriaqëduam.al”, kryeministri bëri thirrje për denoncimin e rasteve të abuzimeve me detyrën nga zyrtarët në administratën publike.
Më herët disa qytetarë të këtij qyteti, simpatizantë të PD, e kanë pritur kryeministrin me protesta, ku nuk kanë munguar as përplasjet me policinë e shtetit.
Nertila Doku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.