Italia goditet edhe nga tërmeti! Magnituda 4.4 në Kozenca, por fatmirësisht nuk njoftohen dëme
Një lëkundje tërmeti e magnitudës 4.4 është ndjerë në orën e pasdites në provincën e Kozencës në Itali. Ansa citon institutin kombëtar të gjeofizikës dhe vullkanologjisë (Ingv) në Twitter. Lëkundja është ndjerë në popullatë por nuk raportohen dëme për momentin.
Referuar raportimit, shumë njerëz kanë dalë nga banesat dhe ambientet e qendrave tregtare e lokaleve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.