Italia propozon taksa mbi kursimet e fshehura në kasafortat e sigurisë
Qeveria e Italisë mund të taksojë para dhe sende të tjera me vlerë të mbyllura në kasafortat e sigurisë të mbajtura në banka, thanë të mërkurën gazetat italiane, duke cituar zëvendës kryeministrin Matteo Salvini.
Të përditshmet cituan Salvinin, i cili gjatë një programi televiziv mbrëmjen e të martës, ka thënë se është këshilluar që këto kasaforta që ekzistojnë në Itali përmbajnë pasuri me vlerë qindra miliarda euro.
“Paratë që në thelb janë të fshehura”, tha ai, duke sugjeruar që kutitë e depozitave ishin një mënyrë për të fshehur të ardhurat dhe pasuritë nga autoritetet tatimore. “Ata që deklaruan vullnetarisht pronat e tyre të depozitave do të tatohen me një normë të ulët prej rreth 15 për qind,” shtoi ai.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.