Kamza “hedh sytë” nga komunitetet e varfëra – Shpall tenderin për përmirësim banesash
Bashkia Kamëz ka shpallur tenderin për përmirësimin e banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pafavorizuara. Fondi i vënë në dispozicion është 16 milionë lekë. Banesat i përkasin familjeve të ndryshme të zonës dhe janë të ndërtuara pas viteve ’90. Punimet, sipas detajeve të tenderit, do të ekzekutohen brenda një afati 2 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.