‘Kërcejnë’ valutat kryesore/ Dollari, Franga dhe Paundi fitojnë ndjeshëm pikë!
Paundi britanik ka regjistruar një rritje të ndjeshme këtë mëngjes pasi ka fituar 0.4 pikë nga dje teksa blihet sot me 142.2 lekë dhe shitet me 144 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan gjithashtu ka pasur një rritje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e hënë blihet sot me 111.8 lekë dhe shitet me 112.8 lekë.
Monedha europiane ka pasur edhe ajo një rritje të lehtë të vlerës në raport me ditën e djeshme pasi është blerë sot me 120.2 lekë dhe është shitur me 120.9 lekë.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim teksa ka fituar edhe ajo pikë këtë të martë duke u blerë sot me 116.2 lekë dhe duke u shitur me 117.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.