KESH: Situata në Kaskadën e Drinit nën kontroll të plotë
Situata në Kaskadën e Drinit është nën kontroll. Sipas Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare gjatë orëve të fundit është konstatuar një rënie e sasisë së prurjeve në basenin e hidrocentralit të Fierzës.
Aktualisht, kuota e nivelit në këtë hidrocentral ka arritur në 274.66 m ndërsa prurjet janë në masën e 600 m3/s. Në hidrocentralin e Komanit prurjet janë 250 m3/s ndërsa kuota është në 172.27 m.
Në hidrocentralin e Vaut të Dejës, prurjet janë 50 m3/s ndërsa kuota ka arritur në 75.10 m. Aktualisht nuk ka shkarkime në asnjërin nga tunelet e të tre hidrocentraleve.
Situata paraqitet nën kontroll të plotë dhe Korporata Elektroenergjetike po zbaton regjimin e përcaktuar në rregulloren e plotave
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.