Këta janë atletët super të pasur të cilët jetojnë sikur nuk kanë asnjë kacidhe
Pavarësisht shumave të majme me të cilat paguhen disa atletë profesionistë jetojnë si të paguhen me një pagë minimale në një punë çfarëdo.
Edhe pse lojtarët e NFL përbëjnë një mesatare prej 1.9 milion në vit, 15 për qind e tyre kanë deklaruar falimentin.
Ndërkohë një grup tjetër sportistësh po sigurohen që të mos bien kurrë në këtë kategori.
Më poshtë do të gjeni një listë me 5 atletë të cilët fitojnë miliona por që stili I tyre I jetesës nuk tregon aspak këtë.
- Daniel Norris
Ai u bë milioner brenda nate ku shënoi një bonus 2 milionë dollar por jeton me më pak se 1 mijë dollar në muaj dhe jeton në një Volkswagen të cilin e ka shndërruar në shtëpi.
- Kirk Cousins
Qendërmbrojtësi Kirk Kushins fitoi 19.9 milionë dollar vitin e kaluar dhe këtë vit do të marrë 23.9 milionë dollar por me gjithë atë, ylli 29 vjeçar gjatë muajve të verës jeton bashke me gruan e tij në bodrumin e prindërve. Gjithashtu ai nget një makinë 5000 dollarëshe të cilën ja ka blerë gjyshja.
- Ryan Kerrigan
Ryan Kerrigan i cili nënshkroi një kontratë pesëvjeçare prej 57.5 milionë lekësh e ndan apartamentin me mikun e tij të fëmijërisë dhe nget një makinë modeste Chevy Tahoe.
- Ryan Broyles
Pavarësisht pagës prej 570,000 dollarë, Ryan Broyles jeton modestisht me 60,000 dollarë në vit dhe të gjithë pjesën tjetër të e investon dhe kursen për kohën e pensionit.
- Glover Quin
Plani ka qenë gjithmonë që të “ruaj sa më shumë para të kem mundësi dhe të shpenzoj sa më pak, kështu unë mund të maksimizoj të ardhmen time”, është shprehur Quin për CNBC. Pavarësisht se ai paguhet 6.5 milionë dollar në vit, bën një jetesë fare të thjeshtë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.