Komisari i emergjencave Covid për Italinë: Problemi është transporti dhe menaxhimi i pikave të vaksinimit
Një sasi e madhe e dozave të vaksinave po mbërrin në Itali, problemi është transporti “në miljen e fundit” në territor dhe menaxhimi i pikave të administrimit. Kjo është ajo që tha komisari i emergjencave Covid, Francesco Figliuolo, duke folur në takimin me qeverinë, mbrojtjen civile dhe autoritetet lokale mbi planin e vaksinimit.
Pikat e vaksinimit duhet të rriten, shpjegoi gjenerali, duke përdorur çdo mundësi: vendet e prodhimit, pasuritë e mbrojtjes civile dhe forcat e armatosura. Komisari i urgjencave do të kujdeset për rritjen e qendrave të vaksinimit dhe për përforcimet shëndetësore dhe organizative.
Figliuolo pajtohet mbi nevojën për të krijuar një stok vaksinash, një lloj ‘fondi solidariteti’. Kjo është ajo që komisari i ri i urgjencave Francesco Figliuolo do të kishte thënë në takimin me qeverinë dhe autoritetet lokale, sipas asaj që mësohet. “Nëse ka rajone që kanë vështirësi, ne duhet të ndërhyjmë”, do të kishte theksuar gjenerali, duke konfirmuar nevojën për një koordinim të ngushtë me rajonet. (ANSA)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.