Konvergjenca në Eurozonë – Redukimi i gap-it në ardhurat për frymë ka qenë i dobët në 1999-2016
Konvergjenca mes ekonomive të pasura e të varfra të Eurozonës ka rinisur, por hendeku në të ardhura qëndron i madh dhe euro nuk ka nxitur reduktimin e pabarazisë, tregon një studim i Bankës Qendrore Europiane. Anëtarësimi në unionin e valutës është konsideruar si një nxitës ekonomik, duke rritur besimin dhe tërhequr investime.
“Megjithatë, pak konvergjencë ka patur mes adaptuesve të hershëm të euros, pavarësisht diferencave në të ardhurat për frymë. Në kontrast ndaj pritshmërive fillestare se themelimi i Eurozonës do të vepronte si një katalizator i konvergjencës më të shpejtë, kjo e fundit ka qenë e dobët për periudhën 1999 – 2016”, shkruhet në studimin e Bankës Qendrore Europiane.
Italia ka regjistruar performancën më të dobët relative, por edhe në Spanjë, hendeku i të ardhurave nuk ka rënë. Përmirësimi i mëparshëm është përmbysur edhe nga kriza e borxhit të Eurozonës. Studimi arriti në përfundim se euro nuk nxit apo pengon konvergjencën, por në rastin e Europës jugore, me shumë mundësi ka maskuar probleme të gjera që datojnë përpara valutës së përbashkët. Produktiviteti i ulët, qeverisa e dobët institucionale dhe përdorimi i dobët i investimeve janë shkaktarët kryesorë të divergjencës.
Përpjekjet për reforma dhe rimëkëmbja e fundit e rajonit mund ta kenë frenuar këtë proces, edhe pse është shumë herët për të parë nëse ndryshimet janë ciklike apo strukturore. Irlanda dhe Spanja në veçanti, mund të afrohen përsëri në mbylljen e hendekut në të ardhura. Ish vendet komuniste po performojnë relativisht mirë. Lituania, Estonia, Letonia, Sllovakia kanë arritur normën më të lartë të konvergjencës, përfundon studimi i BQE.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.