Kosovë, FMN vazhdon të mbështesë ATK – Ofron asistencë për zbatimin e rekomandimeve
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në vazhdimësi ka mbështetur proceset e Administratës Tatimore të Kosovës.
Edhe këtë herë, ky mision i ka ofruar asistencë teknike ATK-së në mënyrë që të përmirësohet edhe më shumë përmbushja e detyrimeve tatimore.
Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale, ministri i Financave në Kosovë, Avdullah Hoti, pas një takimi të përfaqësuesve të misionit të FMN me zyrtarë të ATK-së.
“Qëllimi i misionit është ofrimi i këshillave, në drejtim të zhvillimit të procedurave për trajtimin e mosdeklaruesve dhe borxhit tatimor. Gjithashtu, vlen të theksohet se ky mision është vazhdimësi e tri misioneve tjera, ku do të diskutohet edhe për progresin e arritur në zbatimin e rekomandimeve paraprake”, shkruan Hoti.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.