Kredia për sigurinë në diga – 300 mijë euro për investime dhe asistencë teknike
Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka miratuar ndryshime në kredinë e sigurisë së digave, duke alokuar 300 mijë euro shtesë për Hidrocentralin e Komanit.
Kjo shumë pritet të shkojë për mbulimin e investimeve shtesë si dhe për asistencë teknike.
Kredia e digave ka ndryshuar për të disatën herë, ndërkohë që ende nuk ka një afat përfundimtar se kur pritet që investimet e parashikuara prej saj të përfundojnë tërësisht.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.