Krimet zgjedhore në dosjet e gjyqtarëve – Do të ruhen regjistrimet audio e video të seancave, përfshihen në vlerësimet profesionale
Gjyqtarët e drejtuesit e prokurorive do vihen përpara përgjegjësisë për procedimin e veprave penale të rënda në fushën e zgjedhjeve. Një projektligj i depozituar për shqyrtim në Kuvend përcakton se këto vepra penale, në rastet kur parashikojnë dënime më shumë se një vit, do të përfshihen në listën e elementëve që vlerësohen në vlerësimin professional të magjistratëve.
Ketë gjë projektligji, i propozuar nga Deputetja Klotilda Bushka, e realizon nëpërmjet amendimit te nenit 77 te ligj it nr 96/2016 sipas te cilit ne burimet e vlerësimit te magjistratit, krahas elementeve te tjerë, do te përfshihen edhe dosjet e hetimit ose, sipas rastit, te gjykimit per krimet qe prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik te zgjedhjeve dhe per te cilat Kodi Penal parashikon ne minimum dënimin me jo me pak se një vit burg, duke përfshire, per dosjet gjyqësore, edhe regjistrimet e seancave me mjete audio ose video, te cilat jane hetuar ose gjykuar nga magjistrati.
“Dosjet e hetimit ose, sipas rastit, te gjykimit per krimet qe prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik te zgjedhjeve qe Kodi Penal parashikon ne minimum dënimin me jo me pak se një vit burg, duke përfshire, per dosjet gjyqësorë, edhe regjistrimet e seancave me mjete audio ose video, te cilat jane hetuar ose gjykuar nga magjistrati.”, përcakton projektligji, i cili e shton këtë pikë në elementët që do merren parasysh për vlerësimet profesionale të magjistratëve.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.