Kursi i këmbimit valutor – E Premte, 26 Korrik 2019
Monedha e Eurozonës e ka mbyllur javën në kuotën e 121.7 lekëve, referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Ndërkaq Dollari Amerikan pas një javë të paqëndrueshme është ndaluar në nivelin e 109.16 lekëve këtë të premte.
Ndërsa Paundi Britanik është këmbyer sot me 135.75 lekë, duke e ndalur rënien e tij të vazhdueshme gjatë kësaj jave.
Franga Zvicerane edhe pse ka regjistruar luhatje të lehta gjatë periudhës së 22-26 korrikut, ka mbetur në vlerën e 110.05 lekëve.
Dollari Kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot me përkatësisht 82.83 lekë dhe 75.65 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.