“Kursimet” nga Brexit – May premton 20 miliardë paund për shëndetësinë pas daljes nga BE
Kryeministrja e Britanisë Theresa May, premtoi se do të rrisë financimin për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë me 20 miliardë paund pas Brexit, gjeneruar nga paraja që nuk do të shpenzohet më në anëtarësimin në Bashkimin Europian si dhe prej nga rritje të taksave. Lajmërimi i rritjes së fondeve për shëndetësinë, vjen pasi një përplasje në parlament për Brexit vuri në rrezik qeverinë minoritare të May.
Theresa May tha se shpenzimet do të rriten me 20 miliardë paund shtesë deri në vitin 2023. Premtimi tërhoqi kritika të menjëhershme, për shkak të mungesës së detajeve dhe ndërkohë që u vu nën dyshim nëse dalja nga Bashkimi Europian do të sjellë me të vërtetë kursimin e parasë. “Ndërkohë që dalim nga Bashkimi Europian dhe ndalojnë të paguajmë sasi të konsiderueshme vjetore ndaj Brukselit, ne do të kemi para mjaftueshëm për të shpenzuar në prioritetet tona, përfshirë shëndetësinë”, tha May.
Ideja e një “dividenti” nga Brexit është kundërshtuar. Instituti i pavarur për studime fiskale vuri në dukje se financat publike do të reduktohen me 15 miliardë paund në vit pas Brexit dhe pagesa e faturës së divorcit do të zerojë çdo kursim fillimisht. Gjatë referendumit të vitit 2016, mbështetësit e Brexit thonin se Britania po paguan 350 milionë paund çdo javë ndaj Bashkimit Europain, ndërkohë që kjo para mund të investohet te Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.