Kush garon në zgjedhjet e 30 qershorit?
Procesi i votimeve të 30 qershorit zhvillohet në 61 bashki të vendit. Në total janë 97 kandidatë në garë për kryetar bashkie.
Nëse analizojmë listën e kandidatëve, rezulton se 87 prej tyre janë meshkuj dhe vetëm 10 prej tyre janë femra.
Edhe pse kandidatët nuk janë pak në numër, 20 prej njësive vendore, mes të cilave njësitë e mëdha si Elbasani, Fieri, Lushnja,Divjaka, Gjirokastra,Shkodra, Pogradeci dhe Himara kandidojnë vetëm me 1 kandidat.
Vetëm në 5 prej njësive të pushtetit vendor ka një garë me 3 kandidatë. Në listën e njësive vendore ku garojnë 3 kandidatë janë Këlcyra, Lezha, Berati, Selenica.
Ndërkohë, bashkia me numrin më të lartë të kandidatëve rezulton të jetë ajo e Devollit me 4 kandidatë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.