Kush zëvendëson Theresa May? – Ministri i shëndetësisë i bashkohet garës
Ministri britanik i shëndetësisë Matt Hancock, tha ditën e sotme se do të hynte në garën për të qenë kreu i Partisë Konservatore.
Hancock do të bëhet kështu kandidati i pestë që ka thënë se do të kandidojë për të zëvendësuar Theresa May. Hancock ndjek ish-ministrin e jashtëm Boris Johnson, i cili shihet si ministri i preferuar i deri tanishëm i Jashtëm, Jeremy Hunt, Sekretari i Zhvillimit Ndërkombëtar ,Rory Stewart dhe ish ministrin e punës dhe pensioneve Esther McVey.
“Unë do të kandidoj për të qenë kryeministri i ardhshëm sepse besoj me gjithë zemër se kemi nevojë për një udhëheqës për të ardhmen dhe jo vetëm për tani” -tha Hancock për BBC radio.
“Natyrisht ne duhet të dorëzojmë Brexit dhe do ta bëjmë”. May tha ditën e djeshme se do të jepte dorëheqjen si kreu i Partisë Konservatore më 7 qershor pas pranimit të humbjes së realizimit të marrëveshjes së divorcit me të cilën ka rënë dakord me Bashkimin Evropian (BE ). Partia Laburiste e opozitës tha se donte zgjedhje sa më parë që të ishte e mundur.
Burimi:Reutetrs
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.