Lajm i mirë për drejtuesit e mjeteve: Tashmë kolaudimi mund të rezervohet në e-Albania!
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se tashmë, në e-Albania mund rezervoni online takimin për kolaudimin e automjetit tuaj.
Mjafton të klikoni në shërbimin Rezervim për Kontrollin Teknik të Mjetit / Booking a vehicle technical inspection në linkun këtu duke përcaktuar kështu datën, orën dhe vendin ku do të kryeni kolaudimin e mjetit.
Sipas njoftimit mund të përcaktoni tashmë edhe mënyrën e identifikimit, pasi ky shërbim vlen edhe për shtetasit e huaj (edhe pa leje qëndrimi).
Sipas informacionit të publikuar më pas ju do të njoftoheni në e-mail do në kohë reale për konfirmimin e takimit për të vijuar me procedurat e kontrollit teknik të mjetit në pronësi.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.