Lehtësimi i procedurave – Tatimet, 9 dokumentet që biznesi mund t’i marrë online
Krijimi i një klime të favorshme për biznesin duke i lehtësuar procedurat zyrtare tashmë është një realitet. Një sërë dokumentesh tashmë sipërmarrja mund ti shkarkojë online dhe nuk duhet ti paraqesë në zyrat shtetërore përkatëse.
Janë rreth 26 dokumente mund të shkarkohen nga e-albania me vulë dixhitale, 9 prej të cilëve i përkasin Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sipas një njoftimi zyrtar të Tatimeve, bizneset mund të kursejnë kohë, duke u regjistruar në portalin qeveritar e-albania.al.
Edhe nëse paraqiteni pranë sporteleve shtetërore, nuk jeni të detyruar të keni me vete këto dokumente pasi ato mund të merren direkt nga punonjësit e institucioneve shtetërore, thuhet në njoftim.
Ndër dokumentet, që biznesi tashmë mund t’i marrë online janë: Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti; Vërtetim për përgjegjësitë tatimore; Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin; Vërtetim për regjistrim të investitorit; Vërtetim për pagim detyrimesh; Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën); Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit; Dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme; Lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv).
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.