Ligji i disiplinimi i ndërtimit – Rama: Rregulla të forta për shtesat pa leje, kolauduesit të denoncojnë shkeljet
Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rregulla të forta për ndërtimet pa leje, që i ka cilësuar si shkakun kryesor për dëmet e mëdha që shkaktoi tërmeti I 26 nëntorit. Po ashtu, ai tha se arkitektët, duhet të mbajnë përgjegjës deri në përfundimin e punimeve, ndërsa kolauduesit duhet të denoncojnë çdo problem që del nga leja e ndërtimit.
Deklaratat e Ramës u bënë gjatë diskutimit të ndryshimeve në ligjin “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, që u propozuan pas tërmetit të 21 shtatorit. Ndër të tjera ligji i ri parashikon kryerjen e auditimit teknik të punimeve të ndërtimit, në objektet të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.