Manastirliu: ”Nga e premtja, urgjencat kirurgjikale do kryhen tek Spitali i Traumës”
Në një komunikim për mediat, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, ka bërë të ditur se duke filluar nga dita e premte, të gjitha urgjencat kirurgjikale do të kryhen tek Spitali Universitar i Traumës.
Ndër të tjera, minisrja ka bërë të ditur se 27 testet e kryera në spitalin e Fierit, që iu nënshtruan mjekë dhe infermierë kanë rezultuar negativë.
Përsa i përket pajisjeve mjekësore, Manastirliu deklaroi se po shtohen kapacitetet për mjetet e mbrojtjes personale dhe respiratorët në spitale, si dhe do të fillojë shpërndarja e medikamenteve me rimbursim në banesë për pensionistët e vetmuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.