Marrëdhëniet Shqipëri-Maqedoni – Hapësira bashkëpunimi në shëndetësi, arsim dhe bujqësi
Në kuadër të marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, zëvendëskryeministrja, Senida Mesi, ka ndarë mendimin për të pasur një pikë kufitare të vetme dhe ku zbatohen procedura më të thjeshtëzuara për qarkullimin e mallrave.
Gjatë takimit të zhvilluar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrja tha se, projektet potenciale mes dy vendeve do t’i shërbejnë dukshëm një komunikimi më të gjerë ekonomik.
Nga ana tjetër, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, duke nënvizuar faktin se Shqipëria e Maqedonia janë në rrugën e duhur në drejtim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes tyre, shprehu mendimin se ka hapësirë për rritjen e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën e bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.