Masat kufizuese për lëvizjen e qytetarëve – Policia gjobit 165 shtetas në vetëm 5 orë
Policia e Shtetit ka njoftuar se që nga ora 10:00 e këtij mëngjesit të kësaj të enjte ka pasur 165 shtetas që nuk e kanë respektuar orarin kufizues që u vendos të mërkurën.
165 shtetasit janë ndëshkuar me masën administrative me vlerë 10.000 lekë secili. “Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim” shkruan më tej Policia në njoftimin e bërë.
Rikujtojmë se lëvizjet për qytetarët janë të lejuara vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00.
J.V/ SCAN
Policia e Shtetit Respektimi i masave kufizuese, në të mirë të vetes dhe të njerëzve përreth.Në zbatim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, për të gjithë qytetarët. Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim.
Posted by Policia e Shtetit on Thursday, March 19, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.