Mbajtja e detyrueshme e maskës – ISHP, Qirjako: Qëllimi s’është gjoba, qytetarët duhet të ndërgjegjësohen
Në çdo ambient të mbyllur mbajtja e maskës është e detyrueshme, ndërkohë që tashmë qeveria ka vendosur edhe penalizimin me gjobë 2 mijë lekë në rast se ky detyrim nuk zbatohet. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik shpjegojnë për TV SCAN arsyet e këtij vendimi dhe rëndësinë që ka zbatimi i tij në drejtim të shëndetit të qytetarëve.
Qirjako thekson se maska duhet të mbahet edhe në ambiente në hapur kur nuk është e mundura të zbatohet distance fizike, ndërkohë që funksionin mbrojtës mund ta luajnë edhe maskat artizanale, të përgatituar në kushte shtëpie.
Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik thotë se janë disa institucione që do të monitorojnë zbatimin e vendimit për mbajtjen e detyrueshme të maskës, por sipas saj rëndësi ka ndërgjegjësimi i qytetarëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.