Mbërrijnë edhe dy avionë me afganë – Në total në Shqipëri kanë mbërritur 257 shtetas nga Afganistani
Dy avionë me shtetas afganë kanë mbërritur në Shqipëri rreth orëve të mesnatës. Në total me dy fluturimet e fundit kanë qenë 154 afganë, të cilët fillimisht janë regjistruar në çadrat e ngritura pranë aeroportit të Rinasit dhe më pas janë shoqëruar në konviktet në Qytetin Studenti ku do të strehohen përkohësisht dhe ku do të marrin të gjitha shërbimet shëndetësore të nevojshme.
Në aeroportin e Rinasit shtetasit afganë janë pritur nga kryeministri Rama, ministrja Xhaçka dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. Deri më sot në Shqipëri kanë mbërritur në total 257 afganë, ndërkohë, që kryeministri Rama ka deklaruar së fundmi se në Shqipëri pritet të vijnë rreth 4 mijë afganë.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.