Mbështetje për blegtorinë – Çuçi: Paketë e veçantë, zgjerim i tufave
Por ndërsa blegtoria po ndjek një trajektore negative dhe eksportet janë në rënie, Ministria e Bujqësisë parashikon të rrisë edhe më shumë mbështetjen për këtë sektor, pas fokusit që iu dha gjatë këtij viti përmes subvencioneve. Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi gjatë një vizite në disa stane të fshatit Linoz të Shëngjergjit, theksoi se për të mbështetur blegtorinë do të ketë një paketë të veçantë vitin e ardhshëm.
Sipas Ministrit Çuçi, Shqipëria e ka të vështirë të krijojë avantazhe konkurruese me qumështin në rajon, prandaj fokusi do të jetë më shumë tek zgjerimi i tufave për mish.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.