Mbikalimi në Fushë-Krujë – ARRSH: Vijon puna për vendosjen e paneleve antizhurmë
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se pas riparimeve të mbikalimit të Fushë Krujës tashmë është rritur siguria.
ARRSH tha se po vijon puna për vendosjen e paneleve antizhurmë në të dyja anët e Mbikalimit në lartësi 3 metra. Sipas njoftimit, këto panele janë një masë e shtuar e sigurisë rrugore në mënyrë që të parandalohet hedhja e sendeve të forta nga pjesa e sipërme e Mbikalimit tek automjetet që kalojnë poshtë.
ARRSH tha se mbikalimi i Fushë Krujës është një nyjë shumë e rëndësishme e trafikut ndërqytetës. Gjithashtu, një arsye tjetër që e ka bërë të nevojshme vendosjen e paneleve mbrojtëse anësore është trafiku i lartë i këmbësorëve. Kjo, për shkak se ky segment rrugor funksionon si zonë urbane në këtë pikë të rrugës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.