Mbledhja e Asamblesë Kombëtare – Mesi: 1/3 e lejeve, licencave dhe autorizimeve do të kalojnë online
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka nisur sot punën, ku po diskutohet raporti i raporti i 100 ditëve të para të qeverisjes dhe prioritetet për vitin 2018. Po ashtu, në rend dite janë edhe:
- Informacion mbi procesin e “Bashkëqeverisjes me Njerëzit”;
- Informacion për ecurinë e procesit të zgjedhjeve në strukturat vendore të partisë;
- Miratim i Agjendës Vjetore Politike dhe Organizative të PS për vitin 2018;
Hapjen e bëri Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme, Taulant Balla i cili bëri një analizë të Partisë Socialiste. Ndërkohë, pas tij fjalën e mori ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe zëvendëskryeministrja, Senida Mesi.
Reforma në ujin e pijshëm, punësimi, projekti i investimeve dhe shërbimet publike ishin edhe katër shtyllat kryesore ku u ndal Mesi.
Ajo i cilësoi shërbimet publike si një reformë shumë të rëndësishme e cila konsiston në 2 elementë kyçë: të ofrojë shërbime me në qendër qytetarët dhe sipërmarrësit si dhe të ofrojë shërbime efeciente dhe profesionale
Mesi tha se janë 1300 shërbime, 6500 dokumente, 360 leje, licenca e autorizime, ku synohet që 1/3 e tyre të kalojnë online.
“Nëpërmjet AKSH-it dhe portalit qeveritar e-albania po punohet që 1/3 e lejeve, licencave dhe autorizimeve të kalojnë online.”
Sa i takon shërbimeve në sportel, Mesi shtoi se Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) ofron shërbime non-stop në 5 qytete, si dhe pritet të ketë zyrat e saj edhe në 2 qytete të tjera.
“Networku pritet të zgjerohet edhe në Burrel dhe Shkodër”, tha Mesi.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.