Mbyllja e portaleve – OSBE: Cenon lirinë e medias
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë ka shprehur shqetësimin për njoftimin e fundit të qeverisë shqiptare për mbylljen e portaleve online.
Harlem Desir, përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medias, kritikoi urdhrin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike Postare për mbylljen e 44 portaleve online në rast se nuk regjistroheshin pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për 72 orë.
Sipas tij, një praktikë e tillë “mund të kufizojë seriozisht aksesin e publikut në burime të ndryshme informacioni, shumicën e zërave dhe të dëmtojë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe informacionit në internet”.
Ai u kërkoi autoriteteve shqiptare të rishqyrtojnë masën e marrë ndaj portaleve dhe të konsiderojnë alternativat e mundshme për të adresuar shqetësimet që lidhen me shpifjen.
G.D/SCAN
AKEP paralajmëron portalet online: Deklaroni niptin brenda 72 orëve
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.