Më shumë mbështetje për fermerët – Konini: Në 2018, FEDinvest zgjeron fashën e kredisë
Fermerët dhe blegtorët në 1500 fshatra në vend kanë mundur të përfitojnë mikrokredi nga portofoli i konsiderueshëm i kredive të vendosur në dispozicion nga Shoqëria e Kursim Kreditit, FedInvest, i cili në fund të vitit 2017 rezultoi në rreth 3 miliardë lekë.
Në asamblenë e Përgjithshme vjetore të FEDinvest, Drejtoresha ekzekutive, Zana Konini, theksoi se ky institucion ka 51 mijë anëtarë dhe portofoli i kredisë për mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin rural ka ardhur në rritje.
Ndërkaq, po aq ambicioze është edhe strategjia për vitin 2018, ku është parashikuar të zgjerohet fasha e kredisë.
Impakti ekonomik për çdo kredi të re llogaritet në 1.4 vende pune. Gjatë vitit 2017, shuma mesatare e kredisë së dhënë nga Fedinvest ka qenë rreth 350 mijë lekë, ndërsa targetohen fermerë, sipërmarrës të vegjël dhe familjet rurale të pashërbyera financiarisht.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.