Ministrja Denaj publikon statistikat: “Tregu i punës vazhdon të ketë tendenca pozitive që nga marsi”
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka publikuar në ditën e sotme statistikat javore të tregut të punës në Shqipëri, duke dhënë lajmin se që prej muajit mars tendenca e tij është drejt rritjes, duke shpjeguar edhe masat graduale që ka ndërmarrë qeveria në hapjen e aktiviteteve të ndryshme ekonomike.
Vetëm në muajin gusht u regjistruan 3 mijë punësime të reja është shprehur znj.Denaj, duke treguar se ekonomia po rikthehet drejt normalitetit, pas kufizimeve dhe goditjes që mori nga pandemia e COVID-19, gjë e cila ka shkaktuar dëme masive në të gjithë tregun global.
Ministrja ka shpjeguar se këto tendenca pozitive vijnë edhe si rezultat i politikave të ndjekura nga qeveria për të rimëkëmbur vendin duke eliminuar efektet negative që shkaktoi pandemia, si alokimi i fondeve në buxhet tek sektorët më në nevojë dhe paketat stimuluese.
🗣Lajm i mirë!📈Tregu i punës prej muajit Maj po vijon të shfaqë shenja pozitive rritjeje, duke amortizuar ndikimin…
Posted by Anila Denaj on Monday, August 31, 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.