Miratohet Projektbuxheti i Mbrojtjes, Xhaçka: 100 milionë euro rritje, 22 milionë për hapësirën detare
Komisioni Parlamentar i Sigurisë ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës projektbuxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin e ardhshëm. Drafti u paraqit në Komision nga Ministrja Olta Xhaçka, sipas së cilës, buxheti për vitin 2018 është 13.4 miliardë lekë, rreth 100 milionë euro më i lartë se i vitit aktual.
Rreth 22 milionë euro do të përdoren për sistemin e kontrollit të hapësirës ajrore shqiptare, ndërkohë që një zëra të tjerë të rëndësishëm janë vëzhgimi i hapësirës detare, blerja e pajisjeve dhe armëve të reja, trajnimi i forcave të armatosura, deri te trajtimi financiar i ushtarakëve në rezervë.
E pyetur nga deputetët për situatën e demontimit të armatimeve në territor, Xhaçka shpjegoi se ky proces ka përfunduar tërësisht. Ajo shpjegoi se po studiohen mundësitë për rivitalizimin e ndërmarrjeve që deri tani janë angazhuar në procesin e demontimit.
Xhaccka tha se aktualisht është në shqyrtim propozimi i një kompanie të huaj për konvertimin e Uzinës së Mjeksit në kompani prodhimi armësh, ku do të punësohen rreth 150 persona.
Si vend i NATO-s, Shqipëria është angazhuar të rrisë gradualisht buxhetin e Mbrojtjes, i cili parashikohet të rritet në 2% të PBB-së në vitin 2024.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.