Mirjana Kuka: ”Femrat në biznes janë të guximshme”
E ftuar në ‘’Argument’’ të enjten në mbrëmje, ishte dhe sipërmarrësja e suksesshme Mirjana Kuka, për të bërë një pasqyrim rreth rolit të gruas në fushën e biznesit. Sipas saj situata aktuale përsa i përket barazisë gjinore në këtë sektor paraqitet më pozitive se më parë.
‘’Mund të them se sot jemi më mirë se disa vite më parë, jemi më të qetë dhe më të lirshëm. Gjithsecili prej nesh nëse vërtet do diçka, e arrin atë. Edhe pse xhelozia, si pjesë e pandashme e këtij sektori luan një rol kyç. Xhelozinë e shohim si në ambientin familjar por dhe atë profesional. Në ambientin familjar kemi bashkëshortët, të cilët nuk janë shumë të lumtur nëse bashkëshortja e tyre është shumë e suksesshme. Ndërsa përsa i përket anës profesionale, xhelozia është një hallkë e paevitueshme ‘’- shprehet ajo.
Gjatë diskutimit znj.Kuka theksoi se roli i gruas së fuqishme është një pjesë tepër e rëndësishme e familjes si dhe shoqërisë, duke na prezantuar gjatë emisionit pjesë nga historia e saj e suksesit.
E.Z/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.