Montserrat/ Teleferiku “Made in Italy” i cili lidh manastirin me shpellën ku ndodhet statuja e veçantë “Vergine Nera”
Turistë dhe pelegrinë ndoshta nuk do ta vënë re por për të vizituar një nga vendet fetare më të rëndësishme në Europë tashmë do të jetë shumë më e lehtë, kjo falë teknologjisë italiane. Jemi në Spanjë, në Montserrat në manastirin e bekuar dhe në manastirin Mariano, 700 metra në malet e Catalogne-ës në veri-perëndim të Barcelonës. Për shekuj me radhë një vend pelegrinazhi vizituar nga mjete të ndryshme transporti.
Ndër to një teleferik i cili lidh manastirin me shpellën, ku dhe ndodhet statuja e mrekullueshme “Vergine Nera”.
I ndërtuar në 1929 dhe shumë i famshme nga turistët e Montserrat ky teleferik shpesh herë është dëmtuar nga reshje te rrëmbyeshme. Në vitin 2018, kompania e administrimit të fabrikës, Ferrocarrils de la Generalitat de Catalunya, i besoi South Tyrolean Leitner detyrën e modernizimit të teleferikut. Ndërhyrjet, të cilat mbaruan me rihapjen kanë përfshirë teknologjinë e teleferikut dhe rritjen e kapacitetit në të dyja vagonët. Impianti mbulon një disnivel prej 118 metra në 3 minuta me një pendencë maksimale 56,5%; një trung i dyfishtë binari mundëson kryqëzimin e vagonëve në gjysmën e rrugës.
Kompleksi në Montserrat është një nga destinacionet katalane më të vizituara ku gjithashtu përfshin një park natyror. Basilica , një muze i cili ruan vepra arti të artistëve më të shquar si Picasso, Dali dhe El Greco.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.