Në 24 orët e fundit: Shtohen të shtruarit, 4 të intubuar, 5 humbje jete dhe 140 raste të reja
Ministria e Shëndetësisë informoi sot se janë 140 raste të reja me koronavirus, nga 603 testime të kryera.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 14 në Kavajë, 12 në Fier, 10 në Kamëz, 6 në Kukës, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, nga 2 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tepelenë, Bulqizë, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Lushnje, Vlorë.
Ndërkohë, ministria ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 101 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3480, që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, nga 122 që ishin ditën e djeshme. 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar, nga 3 që ishin ditën e djeshme.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 persona. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 46 vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81 vjeçar dhe një 84-vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese kanë ndërruar jetën.
D.B – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.