“Në punë edhe të infektuarit me COVID” – Alimehmeti: Rëndësi ka mbajtja e maskës, duhen minimizuar efektet ekonomike e sociale
Përhapja e gjerë e variantit Omicron, që shoqërohet me shenja jo shumë të rënda të infeksionit duhet të ndryshojë edhe sjelljet në drejtim të periudhës së izolimit apo paraqitjes në vendin e punës”. Sipas mjekut epidemiolog, Ilir Alimehmeti Omicron do të infektojë të gjithë popullatën, ndaj në kushtet aktuale vëmendja duhet të fokusohet te minimizimi i efekteve sociale dhe ekonomike.

Sipas mjekut ka ardhur koha që të reduktohet edhe periudha e izolimit, ndërkohë që aktualisht me rëndësi është mbajtja e maskës ka ata qytetarë që mund të kenë shenja të infeksionit.
Sipas Alimehmetit, edhe në 2 javët në vijim pritet një rritje e numrit të rasteve të reja me COVID-19, por e rëndëishme është qëndrueshmëria e shtrimeve në spitale, që paavrëissht rritjes së infektimeve nuk kanë pësuar rritje. Gjithashtu, mjeku thekson rëndësinë e vaksinimit, duke apeluar të gjithë qytetarët t’i drejtohen qendrave të vaksinimit edhe për dozën e tretë.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.