Netflix po punëson “vëzhgues profesionistë” për të vlerësuar shfaqjet e tyre
Ju pëlqen të shikoni “House of Cards”? Apo ju tërheq më shumë “Narcos” apo “Stranger Things”? E pra rezulton se së shpeti mund të paguheni për t’i parë këto shfaqje.
Çfarë mund të jetë më mirë se sa të vazhdoni të shikoni të gjitha ato filma apo seriale që i prisni me padurim e të paguheni për këtë?
Gjigandi i transmetimit po punëson individë të cilët duhet të shikojnë me kujdes përmbajtjet që duket se kanë rënie çdo ditë.
Kjo punë e re është hapur në Netflix ku kërkohet një analist redaktues i kontentit origjinal, përgjegjësitë e të cilit përfshijnë aftësinë për të “parë, hulumtuar, vlerësuar, shënuar dhe shkruar analiza për përmbajtjen e filmave dhe përmbajtjen televizive. ”
Me Netflix i cili planifikon të nxjerrë 700 shfaqje origjinale gjatë 2018-ës sigurisht që nuk do të keni pak punë për të bërë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.