Nga sot rifillon qarkullimi i trenave në Kosovë
Prej orës 16:00 të ditës së sotme do të rifillojë qarkullimi i linjave të trenave në Kosovë, i cili ishte ndërprerë prej 2 gushtit.
Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj për Gazetën Politike.
“Po mund tu konfirmoj se nesër në ora 16:00 edhe zyrtarisht do të jemi bashkë për të rifilluar qarkullimi i trenit”, ka thënë ministri Lekaj.
Ndërprerja e këtyre linjave është bërë për shkak të mungesës së mjeteve financiare, të cilat është dashur të sigurohen nga Qeveria e Kosovës.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.