Nisin punimet në aksin Maminas-Vorë – Si do të devijohet qarkullimi i automjeteve
Ka përfunduar ndërhyrja në aksin rrugor Sukth-Maminas në drejtimin Durrës-Tiranë. Ndërkohë, sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka nisur ditën e sotme ndërhyrja në segmentin e parafundit Maminas-Vorë po në drejtimin Durrës-Tiranë në orën.
Sa i takon lëvizjes së mjeteve në drejtimin Tiranë-Durrës, ajo do të vazhdojë normalisht. Ndërsa, mjetet që lëvizin nga Durrësi në drejtim të Tiranës do të devijohen në rrugën dytësore nga Maminasi deri në Vorë.
Ndërkohë, ARRSH njofton se ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike është drejt përfundimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.