OBSH paralajmëron Evropën: Përgatituni për rritje të vdekshmërisë!
Evropa duhet të përgatitet për një rritje të vdekjeve nga COVID-19 në tetor dhe nëntor, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Do të bëhet më e ashpër. Në tetor, nëntor, ne do të shohim më shumë vdekshmëri,” tha Hans Kluge, Drejtori i zyrës Evropiane të OBSH-së.
Shumë vende në Evropë kohët e fundit kanë ashpërsuar masat për të kontrolluar përhapjen e SARS-CoV-2 – virusi që shkakton COVID-19 – pas javëve të rritjes së infeksioneve edhe pse numri i vdekjeve ka mbetur i qëndrueshëm.
Franca regjistroi më shumë se 10,000 infeksione të reja ditore për herë të parë që nga fillimi i pandemisë të shtunën.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, paralajmëroi se vendi është në majën e një vale të dytë dhe ashpërsoi kërkesat e maskës së fytyrës ndërsa në Angli, rregulla më të ashpra u prezantuan gjithashtu të hënën duke përfshirë ndalimin e mbledhjeve të më shumë se gjashtë personave, si në mjediset private ashtu edhe ato publike.
55 vendet e përfshira në rajonin e OBSH-së në Evropë do takohen virtualisht të hënën dhe të martën për të diskutuar evolucionin e pandemisë.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.