Optimizëm për ekonominë gjermane. Rritet prodhimi industrial dhe eksportet gjatë fundvitit
Prodhimi industrial dhe eksportet gjermane janë rritur në fund të vitit, duke shtuar provat se sektori i manifakturës i ka dhënë vrull ekonomisë më të madhe të Europës në tremujorin e katërt. Prodhimi industrial u rrit me 0.9% në Nëntor dhe eksportet me 2.2%, sipas zyrës Federale të Statistikave. Ky ishte dhe muaji i 7 radhazi i rritjeve, pas karantinës në muajin Mars dhe Prill, gjatë valës së parë të pandemisë që nxiti një krizë ekonomike.
Të dhënat e detajuara treguan se manifaktura dhe ndërtimi kanë kompensuar rënien në energji, që humbi rreth 4%. Importet u rritën me 4.4%, ç’ka tkurrjen e llogarisë korrente dhe balancës tregtare nga muaji i kaluar. Gjermania vendosi një tjetër karantinë në Nëntor, ç’ka u zgjerua dhe ashpërsua këtë muaj, ndërkohë që vendi po përballet me një rritje të infeksioneve. Analistët thonë se prodhuesit gjermanë e kanë përballuar mirë karantinë ne dytë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.