Paketë shpëtimi për pushimet verore? – BE realizon planin për këtë sezon turistik
Brukseli dëshiron që njerëzit të udhëtojnë dhe biznesi i turizmit të rihapet përsëri në një mënyrë të koordinuar. Të Mërkurën, Komisioni do të propozojë një sërë rekomandimesh që synojnë heqjen e kufizimeve të udhëtimit dhe kontrollet kufitare në të gjithë BE, sipas versioneve të publikuara të planit.
Por kujdes: Përhapja e Koronavirusit duhet të vazhdojë trendin e saj zbritës.
Plus, qytetarët mund të duhet të kalojnë një test shëndetësor paraprak ose të vijnë nga një rajon me intensitet të ulët që të lejohen të udhëtojnë nëpër Europë.
Komisioni gjithashtu do të shqyrtojë çështjen e diskutueshme të kuponëve të udhëtimit dhe kthimit të parave për fluturime të anuluara. Ekzekutivi i BE këmbëngul që rimbursimet do të mbeten rrjeti i sigurisë për pasagjerët.
Megjithatë udhëzimet do të sugjerojnë një rregullore të përbashkët për kuponat në mënyrë që kompanitë të përpiqen t’i bëjnë ato sa më tërheqëse të jetë e mundur. (Euronews)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.